Policia e Kosovës tha se po e heton vdekjen e një gruaje nga Shtërpca, e cila vdiq pasi u dërgua për tretman mjekësor.
Trupi i pajetë i saj është dërguar për obduksion.
“Shtërpce 03.10.2024-20:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësor ku dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion“, tha policia në raportin 24 orësh.