Gjilan: Policia ndërpret kontrabandë me gazin serb në kufi

Kronikë

Gjilan: Policia ndërpret kontrabandë me gazin serb në kufi

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Policia dje në Gjilan ka ndaluar një automjet, ku gjatë kontrollit u janë zbuluar 15 pako me nga 20 shishe gaz serb prej 0.9 litrash.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa malli dhe automjeti janë sekuestruan dhe dërguar në terminalin doganor.

”Njësia policore e Stacionit për Mbikëqyrjen e Kufirit-Gjilan, kanë ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit, të ngarkuar në të, kanë hasur në: 15 pako me nga 20 shishe 0.9 L. gaz prodhim serb.

Me urdhër të prokurorit kompetent, personi i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa malli dhe automjeti sekuestrohen dhe dorëzohen në terminalin doganor”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat