Një i vrarë dhe një i plagosur rëndë në Klinë, dorasi dorëzohet në polici, detaje të reja për aktin që terrorizoi vendin
Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur rëndë me armë zjarri në orët e mbrëmjës, në një lokal në qendër të Klinës.
Media mëson se vrasësi është i familjes Hoti nga fshati Jashanicë.
Ai tashmë ai është dorëzuar në polici.
Ndërsa viktima dhe i plagosuri janë të familjes Shlivova.
I vrari ende gjenden brenda lokalit dhe se trupi i tij ende nuk janë tërhequr nga aty.
Gjuajtje me armë në Klinë, një i vrarë dhe një i plagosur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Klinës, ku një person është qëlluar për vdekje dhe një tjetër është plagosur.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se ngjarja ka ndodhur sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal.
“Rreth orës 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë Gashi.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur organet kompetente, përfshirë policinë dhe ekipet e emergjencës mjekësore, për të kryer hetime dhe për të dhënë ndihmën e nevojshme.
Pamje e rëndë nga vrasja në Klinë
Një person dyshohet të ketë mbetur i vrarë, nga të shtënat me armë zjarri në një lokal në qendër të Klinës.
Në videon të cilën e posedon indeksi shihen që në vend ngjarje tashmë ka arritur ndihma e shpejtë dhe policia.
Po ashtu dhe në foton të cilën e posedon media nga vendi i ngjarjes, shihet personi i pajetë, në karriken e lokalit, në të cilin ka ndodhur vrasja.
E rëndë: Dyshohet për vrasje në Klinë
Para pak minutash ka ndodhur një ngjarje e rëndë në qytetin e Klinës, ku dyshohet se një person u qëllua për vdekje.
Nga informacionet e para të siguruara, dyshohet se një person u qëllua në një lokal në qendër të Klinës.
Ende nuk dihen rrethanat se si erdhi deri te ky rast.
Media do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast.