Hajni vjedh ditaret e një shkolle në Pejë, kapet nga kamerat e sigurisë

Kronikë

Hajni vjedh ditaret e një shkolle në Pejë, kapet nga kamerat e sigurisë

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

Jo rrallëherë shkollat fillore e të mesme në vendin tonë, janë cak i hajnave dhe kryesisht ka pasur raste të vjedhjeve të pajisjeve të ndryshme dhe inventarit. Një rast i tillë i vjedhjes ka ndodhur mbrëmë në shkollën fillore në fshatin Jabllanicë e Vogël në Pejë dhe u denoncua sot nga drejtori.

Hajni ka hyrë dhunshëm, duke shkatërruar dritaren dhe sallën e arsimtarëve dhe ka depërtuar brenda pa u penguar, kjo pasi objekti gjate natës nuk ka roje për shkak se ka kamera të sigurisë.

Siç merr vesh media, i dyshuari ka arritur t’i vjedhë katër ditarë të klasave të ndryshme dhe të zhduket me shpejtësi, por që gjithçka është regjistruar në pamjet e kamerave.

Pasi u zbulua sot incidenti, drejtori i shkollës ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe ka raportuar rastin.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Lidhur me rastin, me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për “Vjedhje të rëndë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat