Vetë-aksidenti në Prishtinë, drejtuesi i automjetit kishte humbur drejtimin

Kronikë e zezë

Vetë-aksidenti në Prishtinë, drejtuesi i automjetit kishte humbur drejtimin

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vetë-aksident në orët e vona të së premtes në Prishtinë.

Policia në raportin 24-orësh bëri të ditur aksidenti ka ndodhur në ora 23:24.

“Rr. e Shkupit, Prishtinë 13.12.2024 – 23:24. I dyshuari mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasoj ka shkaktuar vetë aksident dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raport.

Rasti nën hetime. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat