62 aksidente dhe mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit

Kronikë

62 aksidente dhe mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit

Më: 8 janar 2025 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se 1 mijë e 593 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 62 aksidente, 23 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 39 vetëm me dëme materiale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat