Drenas, burri raporton në polici se është rrahur nga gruaja e tij

Kronikë

Drenas, burri raporton në polici se është rrahur nga gruaja e tij

Më: 25 janar 2025 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Drenas.

Në njoftimin e bërë nga policia thuhet se një burrë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga gruaja e tij.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat