Ia dëmtojnë gomat e veturës me mjet të mprehtë, policia heton rastin

Kronikë

Ia dëmtojnë gomat e veturës me mjet të mprehtë, policia heton rastin

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se i janë dëmtuar gomat e veturës me një mjet të mprehtë.

Rasti ka ndodhur më 1 shkurt në Prelluzhë të Vushtrrisë.

“Fsh. Prelluzhë, Vushtrri/ 01.02.2025 – 19:15-22:00. Më 03.02.2025 është raportuar se ankuesi mashkull kosovar derisa kishte pasur automjetin e parkuar person-a të panjohur me një mjetë të mprehtë i kanë dëmtuar gomat e pasme të automjetit”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është në hetime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat