​Vrasje në tentativë në Ferizaj, i mituri tenton të ikë por kapet nga viktimat

Kronikë e zezë

​Vrasje në tentativë në Ferizaj, i mituri tenton të ikë por kapet nga viktimat

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Është arrestuar një person i dyshuar i mitur, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë.

Kështu ka bërë me dije Policia e Kosovës, duke shtuar se gjatë ikjes, i dyshuari është kapur nga viktimat dhe është rrahur.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit, me një karikator me një fishek dhe katër gëzhoja.

Pas pranimit të tretmanit mjekësor, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, përfundon njoftimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat