Një person është arrestuar në Deçan pasi kishte shtënë me armë zjarri në ajër, të enjten.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se arrestimi i tij vjen pasi i njëjti e kishte publikuar një video-incizim duke shtënë.
Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë që dyshohet se është përdorur në rast.
Pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.