Policia sekueston një armë zjarri me 30 fishekë në Shtërpcë

Kronikë

Policia sekueston një armë zjarri me 30 fishekë në Shtërpcë

Më: 2 mars 2025 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka sekuestruar nga një 21 vjeçar një armë gjahu me 30 fishekë në fshatin Sushicë.

Siç bën të ditur Policia përmes komunikatës për media, rasti ka ndodhur më 1 mars rreth orës 22:00.

I dyshuari u lirua pas dhënies së deklaratës në polici.

“Policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informatë se në fshatin Sushicë një person, F. D, 21 vjeç posedon një armë gjahu pa leje. Policia menjëherë doli në vendgjarje dhe sekuestroi armën e zjarrit me 30 fishekë. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili vendosi që rasti të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari u lirua pas dhënies së deklaratës në polici”, bën të ditur Policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat