Arrestohet një i mitur në Podujevë, postoi në rrjetet sociale një kallash

Kronikë

Arrestohet një i mitur në Podujevë, postoi në rrjetet sociale një kallash

Më: 4 mars 2025 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Është arrestuar një i mitur në Podujevë, pasi i njëjti ka postuar në rrjetet sociale një kallash.

Policia ka bërë të ditur se është bërë konfiskimi i armës AK-47 me një karikator.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që më datë 01.03.2025 kishte postuar në rrjetet sociale një armë zjarri të tipit AK-47.  Është bërë konfiskimi i armës AK-47 me një karikator.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat