​Shtetasi i Serbisë zihet duke e kaluar ilegalisht kufirin

Kronikë

​Shtetasi i Serbisë zihet duke e kaluar ilegalisht kufirin

Më: 4 mars 2025 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë me dije se fshatin Rogoqicë të Kamenicës është zënë një shtetas i Serbisë duke kaluar me veturën e tij ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.

Sipas policisë personi është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull shtetas i Serbisë i cili përmes rrugëve ilegale me veturën tij ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e Kosovës.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat