Arrestohet 31-vjeçari nga Prizreni, është i dënuar me më shumë se 1 vit burgim

Kronikë

Arrestohet 31-vjeçari nga Prizreni, është i dënuar me më shumë se 1 vit burgim

Më: 5 mars 2025 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Policia e ka arrestuar 31-vjeçarin nga Prizreni për shkak se ishte i dënuar me një vit e 45 ditë burg efektivë me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se i njëjti është me inicialet A.A., dhe akuzohet për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “ Lëndim i lehtë trupor”.

“I arrestuari  A.A. (31 vjeçar)  fillimisht është sjellë në stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat