Ngacmoi seksualisht dy të mitur, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Kronikë

Ngacmoi seksualisht dy të mitur, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Më: 8 mars 2025 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Një person në Ferizaj është arrestuar pasi i njëjtit ka ngacmuar seksualisht dy të mitur.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 7 mars rreth orës 15:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i  njëjti i ka ngacmuar seksualisht dy viktimat meshkuj kosovarë-të mitur. Palët  janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajte, rasti nën hetime”, shkruhet në raportin e PK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat