Pesë persona rrahin një burrë në Gjilan, arratisen

Kronikë

Pesë persona rrahin një burrë në Gjilan, arratisen

Më: 8 mars 2025 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Pesë persona dyshohet se kanë rrahur një tjetër në Gjilan, e që raportohet se është përdorur edhe thikë gjatë kacafytjes.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit ende gjenden në arrati.

“Viktima mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi është sulmuar fizikisht  nga pesë persona, ku njëri prej tyre ka përdorur një mjetë të mprehtë-thikë.

Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe  gjenden në arrati, rasti nën hetime”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat