Arrestohet një i dyshuar për disa raste të vjedhjeve

Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për disa raste të vjedhjeve

Më: 11 mars 2025 Në ora: 06:46
Banorët e BBVK

Policia e Kosovës, njofton se dje ka arrestuar një të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

"Rreth orës 14:00, nga hetuesit e Drejtorisë së policisë së Kryeqytetit është shqiptuar masa e arrestit ndaj të dyshuarit, A. C, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, nën dyshimin e arsyeshëm për implikim në së paku shtatë raste të vjedhjeve të ndodhura në muajt  shkurt dhe mars të këtij viti", njofton Policia.

Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e  prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Nndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale të vjedhjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat