Arrestohet gruaja e cila i vodhi zinxhirin nga qafa tjetrës në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohet gruaja e cila i vodhi zinxhirin nga qafa tjetrës në Prishtinë

Më: 20 mars 2025 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Një grua është arrestuar në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Kjo pasi, e njëjta dyshohet se me forcë i ka grabitur nga qafa një gruaje tjetër një një zinxhirë ari.

Në njoftimin e policisë thuhet se rasti ka ndodhur në rreth orës 17:30.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, me vendim prokurorit të shtetit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat