Vetaksident në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, lëndohet vozitësi

Kronikë e zezë

Vetaksident në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, lëndohet vozitësi

Më: 21 mars 2025 Në ora: 21:22
Ilustrim

Një vetaksident ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.

Si pasojë është lënduar ngasësi i makinës. Këtë për media e bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli shtoi se i lënduar është duke u trajtuar në Emergjencën e Ferizajt.

“Vetaksidenti ka ndodhur në ora 19:40 në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, vendi i quajtur “Kulla me qeshme”. Një veturë e përfshirë me targa vendore me ngasës mashkull kosovar, i cili është lënduar dhe është duke u trajtuar në Emergjencën e Ferizajt”, tha Veseli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat