Leposaviq- Një person është vetëdorëzuar në Polici nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 22:30 në Leposaviq.
Ku edhe u iniciua si “Lëndim i rëndë trupor, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Lidhur me rastin, në Stacionin policor është paraqit i dyshuari mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim