Rrokulliset vetura në Zhabar të Mitrovicës, një i lënduar

Kronikë e zezë

Rrokulliset vetura në Zhabar të Mitrovicës, një i lënduar

Më: 23 mars 2025 Në ora: 17:03
Ilustrim

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Zhabar të Mitrovicës.

Rastin  e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Një veturë ka dalur nga rruga për arsyeja ende të panjohura.

Një person është lënduar, domethënë shoferi ka pësuar lëndime. Ai është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Zahiti

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat