Vrasja e 19-vjeçarit në Vushtrri, dorasi pranon kryerjen e veprës

Kronikë e zezë

Vrasja e 19-vjeçarit në Vushtrri, dorasi pranon kryerjen e veprës

Më: 24 mars 2025 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Një vrasje ka ndodhur të dielen mbrëma në Vushtrri.

Viktima e këtij rasti është Ardit Zymberi, 19 vjeçar.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, Bleon Dibrani, i moshës 19-vjeçare.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, bëri të ditur se Dibrani është intervistuar në stacionin policor në cilësinë e të dyshuarit.

“Gjatë intervistimit ai e ka pranuar se e ka kryer vrasjen. Hetimet po zhvillohen dhe është herët të flitet për motivet”, deklaroi Preteni.

I njëjti shtoi se do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit përbrenda afateve ligjore. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat