Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Vërmicë, iu gjet marihuanë

Kronikë

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Vërmicë, iu gjet marihuanë

Më: 26 mars 2025 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë të martën.

Kjo, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 5.81 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se është konfiskuar edhe një grinder dhe një pako me rizlla.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat