Dyshohet për dhunimin e një gruaje, arrestohet një person në Ferizaj

Kronikë

Dyshohet për dhunimin e një gruaje, arrestohet një person në Ferizaj

Më: 26 mars 2025 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një person në Ferizaj pasi dyshohet se ka dhunuar një grua. Sipas njoftimit, vepra penale është kryer gjatë janarit, e i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Në njoftim, thuhet se rastin e ka raportuar në Polici viktima, derisa s’janë dhënë më tepër detaje.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar.

Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, theksohet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat