Autobusi e godet një këmbësore në Leposaviq, viktima merr trajtim mjekësor

Kronikë

Autobusi e godet një këmbësore në Leposaviq, viktima merr trajtim mjekësor

Më: 26 mars 2025 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Një këmbësore, kosovare, ka pësuar lëndime trupore pasi që është përplasur nga një autobus, dje rreth orës 09:30 në Leposaviq.

Sipas policisë, viktima është përplasur si rezultat i pakujdesisë së shoferit që po drejtonte autobusin me targa serbe.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe më pas është liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, ata shtuan se rasti është duke u hetuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat