Policia i sekuestron armët që u përdorën për vrasjen dhe plagosjen në Prishtinë

Kronikë

Policia i sekuestron armët që u përdorën për vrasjen dhe plagosjen në Prishtinë

Më: 28 mars 2025 Në ora: 09:57
Policia

62-vjeçari Naser Gashi ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga dy persona të maskuar, derisa ishte bashkë me Miftar Miftarin, 40-vjeç, i cili është i plagosur, më 25 mars në rrugët “Bajram Kelmendi” dhe “Rrustem Hyseni”, në Prishtinë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, të enjten  ka deklaruar se për rastin në fjalë nuk ka të arrestuar, derisa ka thënë se ende nuk dihen motivet e sulmit.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se kishin siguruar informacione se armët e përdorura në rastin në fjalë janë gjetur të fshehura në magjistralen Prishtinë – Mutivodë.

Njësitet e policisë dolën në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë sekuestrimin e tri armëve të zjarrit: një armë zjarri AK 47, një armë zjarri e tipit TT dhe një armë zjarri COLT.

Policia e Kosovës po vazhdon të punojë intensivisht në hetimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat