“Janë shkrepur katër plumba” – detaje nga vrasja e policit në Kaçanik

Kronikë

“Janë shkrepur katër plumba” – detaje nga vrasja e policit në Kaçanik

Më: 2 prill 2025 Në ora: 12:55
Pamje nga vendi i vrasjes

Media  është duke qëndruar në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur vrasja e rreshterit, Muhamed Lika, mbrëmë në Kaçanik.

Sipas banorëve mbrëmë janë shkrepur katër plumba në drejtim të Muhamed Likës në ndërtesën ku po banonte rreshteri, bashkë me bashkëshorten e tij.

Rreshteri është gjetur i plagosur nga arma e zjarrit në hyrje të banesës së tij mbrëmë në Kaçanik. Nga plagët e marra, ai ka humbur jetën.

 Insajderi përmes burimeve të saja ka marrë vesh se personi që po kërkohet është përreth 17-vjeçar (moshë e mitur), teksa inicialet e tij janë L.B.

Mes tjerash banorët i kanë thënë gazetares së Insajderit se në vendin ku ka ndodhur ngjarja të shkallët është errësirë dhe personi i dyshuar e ka ditur që është errësirë dhe e kanë pritur rreshterin derisa të vijë për të ngjitur shkallëve për të shkuar në banesën e tij dhe i ka shkrepur plumbat në drejtim të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat