FSK dhe KFOR-i amerikan largojnë pa incidente mjetin shpërthyes në Shtime

Kronikë

FSK dhe KFOR-i amerikan largojnë pa incidente mjetin shpërthyes në Shtime

Më: 5 prill 2025 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Një mjet i dyshuar shpërthyes është hasur në një fushë në Petrovë të Shtimes.

Siç bëhet e ditur ne raportin 24 orësh të policisë së Kosovës, FSK dhe KFOR-i amerikan e kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.

“Fsh. Petrovë, Shtime 04.04.2025 – 15:22.  Një mashkull kosovar, ka raportuar se në  lagje në fushë ka vërejtur një mjetë të dyshuar shpërthyes.

Njësit përkatës policor ka siguruar vendin  e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe  KFOR-it amerikan kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, njofton policia. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat