Policia interviston një 43-vjeçar për keqtrajtim të kafshëve

Kronikë

Policia interviston një 43-vjeçar për keqtrajtim të kafshëve

Më: 7 prill 2025 Në ora: 21:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës e ka ftuar për intervistim një 43-vjeçar, nën dyshimin për keqtrajtim të kafshëve.

A.K., kishte publikuar një video ku shihen dy qen të racës “Kangall” duke u kacafyer rëndë.

Policia thotë se pas intervistimit nga hetuesit policorë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti “Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe ujit të shtazëve”.

Ndërkohë, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do t’i procedohet Prokurorisë Themelore në Ferizaj për veprime të mëtejme ligjore.

“Policia Rajonale e Ferizajt  apelon te të gjithë qytetarët që të trajtojnë me kujdes dhe përgjegjësi kafshët, si dhe të mos lejojnë veprime që bien ndesh me ligjin. Çdo formë e keqtrajtimit të kafshëve është e dënueshme me ligj.

Ftojmë qytetarët që rastet e tilla t’i raportojnë menjëherë në numrin 192 ose përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat