Policia kap mallra të kontrabanduara në Viti

Kronikë

Policia kap mallra të kontrabanduara në Viti

Më: 10 prill 2025 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet në fshatin Mjak të Vitisë, ku në të ka pasur mallra kontrabandë.

Në të Policia ka gjetur mallra pa dokumentacionin përkatës, ku përfshiheshin këpucë e veshje sportive.

“Është ndaluar një automjet transportues me targa vendore i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur sasi të konsiderueshme mallrash komerciale për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës, rreth 108 kuti me këpucë të llojeve të ndryshme si dhe rreth 100 komplete veshje sportive.

Automjeti dhe malli janë konfiskuar ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat