Një person është arrestuar dje në Aeroportin e Prishtinës pasi i njëjti ka kanosur dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.
Sipas policisë, pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmuar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Po ashtu gjatë ditës së djeshme, në një rast tjetër në Fushë Kosovë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Një rast tjetër në Prishtinë, sipas policisë, një femër kosovare është dërguar QKUK për trajtim mjekësor në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton KosovaPress.
“Gjatë trajtimit mjekësor gjendja e viktimës është përkeqësuar dhe mjekët kanë konfirmuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. Sipas policisë, rasti është në hetime.