Arrestohet një i dyshuar pë rastin e vdekjes së 26-vjeçares në Prishtinë

Kronikë

Arrestohet një i dyshuar pë rastin e vdekjes së 26-vjeçares në Prishtinë

Më: 12 prill 2025 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet për shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje të 26-vjeçares që vdiq dje në Prishtinë.

Sipas policisë, i arrestuari po dyshohet për dy vepra.

“Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës.

Një person mashkull  kosovar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat