Rahovec, djali rrah nënën dhe dëmton orenditë e shtëpisë

Kronikë

Rahovec, djali rrah nënën dhe dëmton orenditë e shtëpisë

Më: 12 prill 2025 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Një mosmarrëveshje ka ndodhur në një familje në Rahovec ku pas saj i biri kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Pas kësaj ai kishte dëmtuar edhe orenditë e shtëpisë.

Policia tha se ka intervistuar palët dhe më pas i ka liruar në procedurë të rregullt.

“Rahovec 10.04.2025 – 18:00. Me 11.04.2025 është raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, dyshuari mashkull  kosovar kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe i kishte dëmtuar disa orendi shtëpiake. Palët janë intervistuar dhe më vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat