Vajzat sulmojnë vajzat dhe godasin me veturë policen

Kronikë

Vajzat sulmojnë vajzat dhe godasin me veturë policen

Më: 12 prill 2025 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Tri viktima femra kosovare, kanë raportuar se derisa kanë qenë në diskotekë janë sulmuar fizikisht nga dy femra kosovare.

Rasti është raportuar mbrëmë në Prishtinë, ku të dyshuarat duke tentuar t’i shmangen arrestimit me veturën e tyre, kanë goditur zyrtaren policore.

Sipas Policisë, të njëjta janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëra prej tyre është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, e dyshuara tjetër e mitur është liruar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat