Tentoi ta godasë motrën e tij, i dyshuari në Pejë rezulton se posedon urdhër arrest

Kronikë

Tentoi ta godasë motrën e tij, i dyshuari në Pejë rezulton se posedon urdhër arrest

Më: 13 prill 2025 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Një person është arrestuar mbrëmë në Pejë pasi dyshohet se ka tentuar ta godasë motrën e tij, por e kishte ndalur babai i tyre.

I dyshuari rezultoi se posedon urdhër arrest.

Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“DHUNË NË FAMILJE- Pejë  12.04.2025 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte tentuar ta godasë motrën e tij, por veprimin e tij e kishte ndaluar babai i tyre. I dyshuari gjatë verifikimit rezulton se posedon urdhër arrest, është konsultuar prokurori dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat