E rëndë: Ky është 66-vjeçari që e humbi jetën pasi u godit nga treni në Klinë

Kronikë e zezë

E rëndë: Ky është 66-vjeçari që e humbi jetën pasi u godit nga treni në Klinë

Më: 13 prill 2025 Në ora: 17:10
Aksidenti

Një aksident i rëndë trafiku ka tronditur sot mesditën fshatin Jagodë të Klinës, ku një veturë është përplasur nga treni që po qarkullonte në relacionin Pejë–Prishtinë, ku për pasojë një person humbi jetën, ndërsa tre të tjerë u lënduan rëndë.

Viktimë e aksidentit të rëndë është Niko Palushaj, i cili ishte duke e drejtuar veturën që u godit fuqishëm nga treni dhe u tërhoq për rreth 160 metra.

Raportohet se edhe tre familjarë të viktimës janë lënduar rëndë si pasojë e aksidentit, dy prej të cilëve janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa njëri është transferuar për trajtim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, ekipi i Zyrës për Krime të Rënda si dhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Hetimet janë duke u zhvilluar nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Pejë, ndërsa rasti është cilësuar si “Aksident trafiku me pasoja fatale”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat