Arrestohet në Prishtinë 26-vjeçari që po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës, dërgohet në vuajtje të dënimit

Kronikë e zezë

Arrestohet në Prishtinë 26-vjeçari që po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës, dërgohet në vuajtje të dënimit

Më: 15 prill 2025 Në ora: 20:33
Ilustrim

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë.

Një person i cili po kërkohej nga autoritetet u arrestua së fundmi në Prishtinë.

Bëhet fjalë për një 26-vjeçar, i cili po kërkohej me urdhëresë gjykate.

Pas arrestimit, konform urdhëresës së gjykatës, 26-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit me burg prej 1 viti e 6 muajsh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat