Dy punonjës dyshohet se janë lënduar në Zyrën për Punësim në qytetin e Lipjanit, të mërkurën.
Klan Kosova ka mësuar se personat në fjalë janë lënduar si pasojë e rënies së tavanit të zyrës së lartcekur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet emergjente të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan.
Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare për rastin në fjalë.