Aksident në Terstenik të Drenasit, humb jetën një person, ngasësi i automjetit dërgohet në mbajtje

Kronikë e zezë

Aksident në Terstenik të Drenasit, humb jetën një person, ngasësi i automjetit dërgohet në mbajtje

Më: 17 prill 2025 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në fshatin Terstenik të komunës së Drenasit, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Zëdhënësja për media në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira një motoçikletë dhe një automjet.

“Në këtë aksident kanë pësuar lëndime trupore dy personat që ndodheshin në motoçikletë, njëri prej të cilëve, A.M (mashkull), nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKMF – Drenas”, ka deklaruar Ahmeti.

Ndërkohë, ngasësi i automjetit është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë aksident fatal janë duke e vazdhuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat