​Transportonte drurë pa dokumente, konfiskohet një automjet në Shtërpcë

Kronikë e zezë

​Transportonte drurë pa dokumente, konfiskohet një automjet në Shtërpcë

Më: 17 prill 2025 Në ora: 21:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

​Transportonte drurë pa dokumente, konfiskohet një automjet në Shtërpcë

Në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve”, njësitet e policisë nga stacioni policor në Shtërpcë, kanë realizuar një aksion në Kashtanjevë, ku është ndaluar dhe konfiskuar një automjet i tipit “Xhip” me targa të skaduara, i cili transportonte drurë pa dokumentacion përkatës.

Aksioni u zhvillua mbi bazën e informacioneve operative, ndërsa automjeti dhe drurët janë sekuestruar për procedura të mëtejshme ligjore dhe ndëshkimore.

Policia Rajonale e Ferizajt thotë se do të vazhdojë angazhimin për parandalimin e prerjes ilegale të drurëve, duke ftuar qytetarët të bashkëpunojnë përmes raportimit të rasteve përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe në linjat telefonike 192 ose 0290 326-250. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat