Rrahen mes vete dy gra në Skenderaj – lëndohen lehtë

Kronikë e zezë

Rrahen mes vete dy gra në Skenderaj – lëndohen lehtë

Më: 20 prill 2025 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Dy gra janë përfshirë në një përleshje fizike në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në Skenderaj, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 07:00, ku të dyshuarat, shtetase të Kosovës, kanë sulmuar njëra-tjetrën, duke pësuar lëndime të lehta trupore.

Të dyja palët janë dërguar për trajtim mjekësor dhe më pas janë intervistuar nga organet hetuese.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ato janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat