Një personi në Mitrovicë gjatë kontrollit në automjet iu gjet pistoleta me 17 fishekë. I dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 21:40 në Mitrovicë dhe u iniciua si “Armëmbajtje pa leje”.
“Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur një pistoletë me 17 copë fishekë, për të cilën i dyshuari kishte leje por jo për bartje.
Arma i është konfiskuar ndërsa pas intervistimit i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.