​Të shtëna me armë zjarri te stacioni i autobusëve në Pejë

Kronikë e zezë

​Të shtëna me armë zjarri te stacioni i autobusëve në Pejë

Më: 22 prill 2025 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e së martës pranë Stacionit të Autobusëve në Pejë.

Policia e Kosovës në Pejë konfirmoi për median se për rastin që ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, informatën e kanë pranuar rreth orës 12:20.

Sot rreth orës 12:20 kemi marrë informata për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’. Menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht jemi në grumbullim të provave dhe informacioneve”, zyrtari për informim në Policinë rajonale të Pejës, Driton Rugova.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje veçse ka konfirmuar se rasti po hetohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat