Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri, i vazhdohet masa e paraburgimit të dyshuarit edhe për dy muaj

Kronikë e zezë

Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri, i vazhdohet masa e paraburgimit të dyshuarit edhe për dy muaj

Më: 23 prill 2025 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Gjykata e Mitrovicës ka marrë vendim që t’ia vazhdoi masën e paraburgimit të pandehurit B.D. për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri.

Lajmin për median e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Hateme Haxhaj.

Sipas saj, masa e vazhdimit të paraburgimit është për dy muaj, nga 23.04.2025 deri më 23.06.2025.

“Sipas Kërkesës së PTHM, e datës 17.04.2025, Gjykata me Aktvendimin e datës 18.04.2025, e ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy (2) muaj, ndaj të pandehurit B.D. Paraburgimi iu është vazhduar për periudhën 23.04.2025–23.06.2025”, tha ajo.

Ndërkaq, zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës Valon Preteni pati konfirmuar  se i dyshuari e kishte pranuar fajësinë.

Ndryshe, ngjarja e rëndë ndodhi në muajin mars në Vushtrri, ku 19-vjeçari dyshohet se ka qëlluar për vdekje viktimën, i cili ishte bashkëmoshatar i tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat