Arrestohen dy persona në Deçan, policia gjeti armatim në shtëpinë e tyre

Kronikë

Arrestohen dy persona në Deçan, policia gjeti armatim në shtëpinë e tyre

Më: 24 prill 2025 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Dy persona janë prangosur, pasi policia gjeti një mori armësh në shtëpinë e tyre.

Rasti ka ndodhur mesditën e djeshme në Baballoq të Deçanit.

Sipas policisë, tri pushkë, një pistoletë, një thikë dhe 12 fishekë janë gjetur gjatë një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarve.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si “Armëmbajtje pa leje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat