​Ngrihet aktakuzë ndaj të dyshuarit për dhunim

Kronikë e zezë

​Ngrihet aktakuzë ndaj të dyshuarit për dhunim

Më: 25 prill 2025 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.I për shkak të veprës penale “Dhunimi”.

Sipas prokurorisë, i pandehuri E.I, me datë 27 nëntor 2024, rreth orës 19:15, në fshatin Brestovik të Pejës, me përdorimin e forcës ka hyrë brenda shtëpisë se viktimës dhe me pas duke përdorur sërish forcën dhe pa dëshirën e viktimës kryen akt seksual, me çka ka kryer veprën penale “Dhunimi”..

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe t’a dënojë sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat