Policia ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte kanosur verbalisht dy zyrtarë policor derisa kanë qenë në kryerje të detyrës.
“ Të njëjtit i është shqiptuar gjobë trafiku po ashtu gjatë kontrollit në veturë i është gjetur një copë e substancave narkotike e llojit marihuanë si dhe i është konfiskuar vetura.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë.