Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e tentimvrasjes në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit.
Rasti ka ndodhur të premten në ora 06:38.
“Raportohet se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit në të cilën gjendej viktima mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës”, thuhet në raportin e Policisë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 15 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërkaq rasti është në hetime.