Aksident trafiku te pika kufitare “Kullë”, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Aksident trafiku te pika kufitare “Kullë”, lëndohet një person

Më: 26 prill 2025 Në ora: 13:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të pikës kufitare “Kullë”, si pasojë e të cilit një person ka mbetur i lënduar.

Sipas informacioneve të para, në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Ndërkaq, personi i lënduar ka pranuar ndihmë mjekësore.

Lajmin për median e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Pejës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat