Arrestohet i dyshuari se mashtroi viktimën me qëllim përvetësimi të 51 mijë eurove

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari se mashtroi viktimën me qëllim përvetësimi të 51 mijë eurove

Më: 27 prill 2025 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se kishte mashtruar një tjetër me qëllim të përvetësimit të 51 mijë eurove.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 12:00 dhe u iniciua si “Mashtrim”.

“Me 26.04.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte mashtruar viktimën mashkull kosovar, me qellim të përvetësimit pasuror për vete në shumën prej 51.000 euro.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat